Lajme
Tahiri: Ligji për Pagën Minimale veç për pagë minimale nuk është, është për të margjinalizuar veteranët
Demokracia
14:50 | 17 Korrik 2023

Share:

Në të gjitha nivelet punëtorët të sektorit privatë dhe publikë “nuk kanë qenë kurrë më të varfër dhe më të dobët”, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke folur në një konferencë për media nga brenda Kuvendit të Kosovës.

Duke folur edhe për Ligjin për Pagën Minimale që kaloi në lexim të dytë ditë më parë, Tahiri tha se ajo është “veç Ligj për Pagë Minimale nuk është” derisa sfidoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratit, “të gjejnë dikë që paguhet nën 260 euro” në Kosovë. “Nuk ka”, tha ai, derisa krejt këtë e quajti “paradë institucionale” me qëllim të vetëm, sipas tij, “për të margjinalizuar veteranët”.

Duke folur për rrafshin e jashtëm, Tahiri u shpreh i alarmuar se sot Bashkimi Evropian e ka barazuar Kosovën njësoj si me shtetet autoritare, teksa foli për “sanksionet” ndaj vendit, të cilat ai i quajti “të sasisë marramendëse” në anulimin e projekteve dhe investimeve që do të kishin efekt ekonomik në vend.

“A jeni t’u e pa ku kemi ardhë”, pyeti i shqetësuar Tahiri.

“Kjo është logjika e kësaj shumice parlamentare, me shku, me fol, me argumenti në Facebook dhe me ngrehë gishtin ka 20 vitëshi i kaluar – dhe me vazhdu rrugën pa bërë as edhe një punë”, ka shtuar Besnik Tahiri.

Në lidhje me atë që ai e quajti “vetëpërjashtim” të Kosovës nga takimi i Nivelit të Lartë parapërgatitore të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Tahiri tha se “kjo është logjikë inatçore dhe jo shtetformuese”.

Të ngjashme