Lajme
Tahiri-Kurtit: Përfundoje ndonjë projekt, të shkuan 4 vjet me rima
Demokracia
21:30 | 17 Qershor 2024

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili tha se qeverisja e tij i ka dhënë kuptim 17 shkurtit.

Tahiri ka thënë se janë njohjet, ushtria, pavarësimi energjetik e statuti i Trepçës që i kanë dhënë kuptim 17 shkurtit.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024