Lajme
Tahiri- Kurtit për Asociacionin: A po e marrim apo e lajmë
Demokracia
14:09 | 13 Shkurt 2023

Share:

Abelard Tahiri nga PDK, ka folur para Kuvendit lidhur me marrëveshjen e Asociacionit.

Ai tha se kryeministri Kurti nuk është në një pozitë të favorshme.

“Në rrethanat që jemi tash nuk jemi në favor të nënshkrimit të një marrëveshje. Arritja e një marrëveshje finale me Serbinë do na mundësonte anëtarësimin në OKB. Pra, është më rëndësi të na thotë se anëtarësimi në OKB”, tha ai.

Tahiri po ashtu pyeti Kurtin se çfarë përfiton Kosova nga nënshkrimi marrëveshjes.

“A është plani franko-gjerman prodhim i dy viteve negociata. Cila është perspektiva jonë, benefitet tona nga marrëveshja, për Serbinë po e dijmë që do i hapet rruga Evropiane. Cili është pozicioni jonë a po e marrim apo e lajmë”, pohoi Tahiri.

Të ngjashme