Lajme
Tahiri – Kurtit: Mos i përçaj komunat, takohu me grevistët
Demokracia
16:46 | 05 Shtator 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria të mos krijojë përçarje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti gjatë javës do t’i vizitojë komunat në të cilat qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, duke krijuar përçarje mes komunave.

“Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shkruar se sindikalistët po presin takim e dialog social.

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025