Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një postim në platformën sociale, Facebook, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të ankohet për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili morri pjesë në sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, por pa treguar se përse e la të lirë të ikë më 24 shtator.
Reagimi i tij erdhi pas një konference të Kurtit së bashku me ministrin e Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, të cilët paralajmëruar se Radojiçiç po përgatitet për sulme të reja në Kosovë.
“Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojiçiç-it. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”.
Kurti, sipas Tahirit, po vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojiçiç-it.
“Pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”.