Lajme
Tahiri: Kurti s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë me Serbinë
Demokracia
10:51 | 04 Gusht 2022

Share:

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në debatin që po zhvillohet në Kuvend mbi ngjarjet e fundit të veri, ka thënë se kryeministri Kurti s’ka gatishmëri që të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë.

Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti po merr masa selektive të reciprocitetit në raport me Serbinë.

“Kryeministrin e kemi mbështet kur vendosi reciprocitet për targat ngjashëm edhe për reciprocitetin për dokumente. Kryeministri po bën përpjekje me bë reciprocitet në çështje specifike duke e anashkaluar reciprocitetin e plotë me Serbinë. Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetin e plotë do të duhej të niste me ekonominë. Përderisa s’ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive siç ishte rasti i fundit po na jep përshtypje se para se këto masa të jenë qëllim në vetvete janë qëllime instrumentale”, tha Tahiri.

Ai u shpreh se pas ngjarjeve në veri, qeveria duhet ta qartësojë rrugën që ka zgjedhur në dialog.

“Pas këtyre ngjarjeve dhe pas kësaj paqartësie mendoj se çështja më legjitime është t’i kërkojmë qeverisë qartësi për rrugën që ka marrë dialogu me Serbinë”, tha ai.

Të ngjashme