Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në konferencë ka folur edhe për deklaratat e Qeverisë Kurti që të shihen listat e veteranëve.
Sipas Tahirit, është joserioze dhe e padinjitetshme që Kurti të ngrisë një çështje të tillë, kur nuk e di se çka ndodhur në luftë.
‘’ Kërcënim i Albin Kurtit ndaj gjykatës. Ramushi veç po i tregon që nuk mund të më tregosh sa ushtarë i kam pasë në Dukagjin, se ti ke nejtë në Prishtinë’’, ka thënë Tahiri.
‘’Kjo është e pakuptueshme, jo serioze, me ia prek dinjitetin secilit ushtar e secili njeri’’, shtoi Tahiri.