Lajme
Tahiri: Kurti nuk arriti ta vërë nën kthetra KPK-në
Demokracia
13:21 | 25 Mars 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore e madhe për shtetin e së drejtës. Kësisoj, ai e vlerëson si fitore të opozitës ndaj pushtetit.

Ish-ministri i Drejtësisë, ka thënë se nuk do të lejojnë që pushteti t’i kap institucionet e drejtësisë në vend.

“Do të vazhdojmë të punojmë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe moskapjen e institucioneve nga pushteti”, tha ndër të tjerash Tahiri.

“Kemi pasur një debat jashtëzakonisht të gjatë dhe kemi kërkuar nga ministrja e Drejtësisë dhe kryeministri që ky projektligj të tërhiqet sepse si i tillë padyshim që nuk i përmbush standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe nuk mund të kalojë. Mbrëmë Kushtetuesja ka bërë publike që këtë ligj e ka nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës e Kosovës, gjë që është lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë që pushteti i madh i Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm siç është KPK-ja”, ka thënë ai.

Kushtetuesja ka konstatuar se disa nene të këtij Ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Gjykatës, Ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e Këshillit Prokurorial dhe e nenit për të Drejtën për Mjete Juridike.

Të ngjashme