Lajme
Tahiri: Kurti e ka dështuar Kosovën në dialog
Demokracia
10:22 | 20 Prill 2024

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka “dështuar” Kosovën në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pasi që nuk ka arritur marrëveshje për njohje reciproke

“Kurti dhe Qeveria e kanë dështuar historikisht Kosovën në këtë dialog të Brukselit, sepse Kurti dështoi që të arrijë një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. Përkundër faktit që kur nisi ky dialog ai kishte përkrahjen amerikane që dialogu duhet të rezultojë në njehjen reciproke që ishte shprehur në letrën e presidentit [Joe] Biden”, tha Tahiri për “Ekonomia Online”.

Në vend të njohjes, ish-kryenegociatorja potencoi se Kurti e pranoi Asociacionin, kuazën më të madhe kundërshtuese të tij si opozitar.

“Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i morri 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë”, shtoi.

Dështimi i Kosovës, në vlerësimin e Tahitit, ka ardhur si shkak i mungesës së zotësisë së Kurtit, pra mos përvjës së tij në këto procese.

“Pra janë dështime të Kosovës në këtë dialog për këtë periudhe fal mungesë së zotësisë së Kurtit edhe të qeverisë e cila edhe nuk ka përvojë edhe nuk ishte në gjendje pra të mbledh ekspertë të rëndësishëm të Kosovës, edhe ta merr edhe opozitën me vete, pse do të ishin më të fortë”.

Ndërsa, sa i përket çështjes së dinarit serb, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e kësaj valute për pagesa në territorin kosovar, ka theksuar se kjo temë do të zgjidhje lehtë në rast se qeveria fillimisht do të bisedonte me serbët lokalë.

“Çështja e dinarit është një problem shumë i vogël, pse? Sepse vetëm një pjesë e vogël e serbeve atje në Veri atje nuk e zbatojnë euron, por dinarin. Nuk është dashur Kurti ta bëjë çështje të dialogut të Brukselit dinarin, kjo është temë e brendshme”.

Me këtë, sipas Tahirit, Kurti “shkeli sovranitetin dhe Kushtetutën duke folur për çështje të brendshme të Kosovës në dialogun e Brukselit”.

“E dyta Kurti ka mundur ta përdor dialogun që të thërras këtë pakicë serbe që nuk e zbaton dhe me ta të kishte zgjidhur çështjen. Kjo ka mundur të zgjidhej, në vend se Kurti të shkel Kushtetutën e Kosovës, duke dërguar dinarin jo vetëm në Bruksel por deri në Këshill të Sigurisë”, deklaroi.

Të ngjashme