Lajme
Tahiri kritikon BE-në: Mohimi i liberalizimit të vizave ka qenë kryekëput politik
Demokracia
17:25 | 09 Mars 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka përshëndetur votimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kritikuar BE-në që deri me tani e ka zvarritur këtë proces.

Ai ka bërë me dije se vendimi për liberalizim të vizave është i vonuar.

“Lajm shumë i mirë votimi aprovues nga Këshilli i Ministrave i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Argumentet rreth meritës së kësaj çështje, janë shterur tash e një kohë të gjatë. Mohimi i paarsyeshëm e kryekëput politik për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ka qenë një hallkë e brishtë që është dashur të tejkalohej në mënyrë që të mbizotërojë besimi që shoqëria jonë ka në vlerat qytetëruese e progresive të Bashkimit Evropian. Urojmë që ky hap, edhe pse i vonuar, të hapë dritaren e perspektivës aq të nevojshme të Kosovës në rrugën integruese”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme