Lajme
Tahiri: Kërcënimi i Qeverisë ndaj grevistëve ka për qëllim instalimin e frikës dhe kontrollit
Demokracia
20:16 | 25 Gusht 2022
Ilustrim

Share:

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas kërcënimeve të Qeverisë për ndalesë në pagë ndaj grevistëve.

Tahiri ka thënë se mungesa e dialogut mes Qeverisë dhe sindikatave ka shtyrë punëtorët të hynë në grevë.

Ndërkaq, kërcënimet dhe shantazhimi që sipas tij po i bëhet grevistëve ka për qëllim ta instalojë frikën dhe kontrollin.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Mungesa e dialogut dhe komunikimit të strukturuar ka rritur hendekun mes Qeverisë dhe sindikatave që po shtyn punëtorët në greva, e kriza sociale.

Kërcënimi dhe shantazhimi i grevistëve është pjesë e një mendësie arrogante e autokratike, që në vend të dialogut, zgjedh përjashtimin dhe segregacionin social.

Qëllimi i kësaj mendësie është instalimi i frikës, duke i hapur rrugë kontrollit dhe dominimit total. Kjo qasje herët a vonë do të rezultojë me një kundërshtim gjithpopullor!

Përndryshe, greva si veprim sindikal është e garantuar me Ligj të veçantë (shih Ligjin e bashkangjitur).

Të ngjashme