Lajme
Tahiri ironizon me Kurtin për fusnotën: Nga e thëna në të bërë qëndron një mal i tërë
Demokracia
14:29 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar fusnotën por tani as nuk e ka ngritur si shqetësim, e kur gjykohet sot për kryeministrin Kurti nga e thënë në të bërë është një mal i tërë.

“Nuk kemi parë asgjë të re nga Kurti në Bruksel. Është vazhdimësi e asaj që ka vepruar dhe po vazhdon të veprojë ndryshe nga ajo që e ka fituar mandatin. Kur është vendosur fusnota ka pasur reagim të ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, por para përfaqësimit në këtë konferencë nuk e pamë që e ka ngrit si shqetësim. Kurti nuk ka pasë mundin që ta ngrit këtë çështje. Nga e thënë në të bërë qëndron një mal i tërë për Kurtin”, ka thënë Tahiri

Tahir po ashtu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se seanca e radhës është caktuar për të hënë nga ora 11:00. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme