Lajme
Tahiri i PDK-së: Jeta është bërë e papërballueshme, të rritet paga minimale
Demokracia
11:47 | 22 Shkurt 2022

Share:

Abelard Tahiri, deputet I Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë që ata si parti i gëzohen rritjes ekonomike, edhe pse janë në opozitë.

Tahiri tha se, duhet pasur parasysh që kjo rritje ekonomike ka ardhur, për arsye të diasporës vitin e kaluar, po ashtu edhe tërheqja e parave nga Trusti që është bërë. “Pra janë këto dyja që e kanë përmirësuar situatën e krijuar nga viti 2020”.

Tahiri ka vazhduar duke kërkuar që sa më shpejt të sillet ligji për paga në mënyrë që paga minimale të rritet. Sepse siç tha ai “ jeta është bërë e papërballueshme”.

Tjetër kërkesë e Tahirit, ishte që qeveria të mirret më seriozisht me çështjen e punësimit.

Kjo kërkesë e tij, erdhi duke e pare numrin e madh të njerëzve, që kanë aplikuar për viza e leje qëndrimi në shtetet e huaja. /Lajmi.net/

Të ngjashme