Lajme
Tahiri i LDK-së: Terri ka adresë, paaftësia e Qeverisë Kurti po i kushton 56 milionë euro në muaj Kosovës
Demokracia
15:37 | 21 Gusht 2022

Share:

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur 56 milionë euro për energji, që nga dalja jashtë funksionit e bllokut A5 më 19 korrik.

“130 MWh energji nuk po prodhohen në Bllokun A5 në KEK, nga 19 korriku 2022. Me koston aktuale të energjisë në bursa, kjo në numra i bie humbje prej 78 mijë € në orë: ose 1 milion e 870 mijë euro në ditë apo 56 milionë € në muaj. E kjo humbje do të vazhdoj deri kur A5 të rikthehet në prodhim“, ka thënë ai

Për këtë, Xhaferi fajësoi Qeverinë dhe bordin e KEK-ut, pasi që për një vit nuk kanë arritur që të filloj me remont në Bllokun A5.

“Pra, 56 milionë € në muaj Kosovës po i kushton paaftësia e Qeverisë dhe Bordit të KEK, sepse KEK për 1 vit nuk ka arritur të filloj me remont në Bllokun A 5, e janë detyruar për shkaqe teknike nga 19 Korriku me ndal krejt Bllokun A5. As kontratë për remont të këtij blloku KEK nuk ka!!!”, u shpreh ai.

Ai sugjeroi se këto humbje shteti do mund t’i investonte në disa fusha tjera pasi që 56 milion euro nuk janë pak.

“Çka kish me ba Kosova me 56 milion € në muaj? p.sh kish me ndërtu kopshte për fëmijë në krejt Kosovën, ose nga buxheti i Kosovës ne vend që këto para me i harxhu me ble energji, ishin përdorë me i rritë pagat e mësuesve e të mjekëve”.

Të ngjashme