Lajme
Tahiri i kundërpërgjigjet FMN-së: Po t’i kishim dëgjuar ata, s’do të kishim as rritje pagash e as autostrada
Demokracia
11:54 | 30 Maj 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilët e kanë kundërshtuar tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka kundërshtuar idenë e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Për këto deklarata ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Demokracia.com.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u diskutua rreth tërheqjes së këtyre mjeteve nga Trusti.

Sipas Tahirit, FMN-ja ka qenë edhe kundër rritjes së pagave e ndërtimit të autostradave.

“Nëse FMN do ta kishim dëgju, s’i kishim rrit asnjë herë pagat në të kaluarën dhe e kemi dëshmu se si shtet jo që s’kemi dështu, por kemi përparuar, kemi ec me hapa përpara dhe kemi arrit që me e ngrit buxhetin e Kosovës. në anën tjetër, as autostradat nuk i kishim pas, sepse për ta më e rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve është stabiliteti financiar i shtetit, e kjo është e rëndësishme edhe për ne mirëpo në anën tjetër ne besojmë që duhet të gjejmë instrumenta që qytetarëve t’ju krijojmë ambient sa më të lehtë të jetueshëm në vendin tonë dhe mos të vije deri te ajo që qytetarët kërkojnë ta lëshojnë Republikën e Kosovës si rezultat i papërballimit të kostos së jetesës”, ka deklaruar Tahiri. /Demokracia.com/

Të ngjashme