Lajme
Tahiri i AAK-së flet për zgjedhjet: Jemi të hapur për bashkëpunim me LDK-në
Demokracia
13:23 | 15 Qershor 2024

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se gjatë udhëheqjes së Qeverisë Kurti, ka pasur më shumë varfëri, ikje të qytetarëve, asnjë njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Kosova Press”, ai ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Jo nuk ka, gjasa për zgjedhje në vjeshtë. Kjo për shkak se në tendencën e Kurtit për të shkuar në zgjedhje në këtë kohë, ai dështoi. PDK e ka konsideru sit ë konsumuar procesin e shpërbërjes. Qëndrimi i Aleancës ka qenë që kjo qeveri të shkojë moti në shtëpi, që të ndodhë mocioni, por nuk kemi pasë mbështetje. LDK-ja e ka dorëheqjen si opsion, por Albin Kurti nuk jep dorëheqje. Në fakt, dorëheqja e z.Kurtit do të ishte jo vetëm dështim, ai nuk e bën këtë. S’kemi si të shkojmë në zgjedhje.” – tha ai.

Duke folur për koalicione të mundshme, ai përmendi edhe një herë që AAK ka koalicion me Nismën Socialdemokrate.

Megjithatë, Tahiri u shpreh se janë të hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne jemi dy parti të djathta. LDK ka concept të djathtë, është në EPP, kemi synim me qenë në EPP. Kemi histori të bashkëqeverisjes, nuk do të hyjmë në një listë, mirëpo jemi të hapur dhe unë mendoj që Qeveria e ardhshme duhet të udhëheqet nga opozita.” – tha ai.

Të ngjashme