Lajme
Tahiri i AAK-së e dorëzon në Kushtetuese ligjin për pagën minimale
Demokracia
10:25 | 21 Korrik 2023

Share:

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Në një prononcim para gazetarëve, ai ka bërë të ditur se në këtë kërkesë janë trajtuar tri çështje që janë të rëndësishme sipas tij, raporton Klan Kosova.

“[1] Këshilli ekonomik social i cili asnjëherë nuk është konsultuar. [2] Diskrimimini i palëve të cenueshme dhe [3] Lidhjet me veteranët e UÇK-së, rast ky që është eklatant dhe që lidhjet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme