Lajme
Tahiri: Hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan
Demokracia
21:04 | 30 Maj 2023

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të aleancës strategjike mes Kosovës dhe Amerikës.

Pas sanksioneve të cilat i ka përmendur të martën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Tahiri e ka akuzuar Kurtin si lider antiamerikan, për çfarë pasojat do t’i bartë shteti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot Kurti “është përplasur në shkëmb”.

“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti të dëmtojë aleancën strategjike mes Kosovës dhe Amerikës! Kosova u ndëshkua hapur nga Amerika me masat ndëshkuese të cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier! Që nga viti 1992 kur e krijuam aleancën me Amerikën, atëherë kur Presidenti Bush kërcënoi Milosheviqin, duke i thënë se nëse përshkallëzon dhunën në Kosovë do të përballet me intervenimin amerikan, siç dhe ndodhi; kjo është hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan, ndërsa pasojat do t’i bartë shteti ynë, i njohur si shteti më pro-amerikan në botë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme