Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahir i ka bërë thirrje në Kuvend ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për të bërë diçka në mënyrë që t’ia kthejmë si shtet Dicky Martyt, ku siç tha ai në Kuvend:
“Dicky Marty ia ka qit faqe e zezë këtij vendi, prej vitit 2013 që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë sikur kanibal, që prejmë veshkë, bartum organe prej nji vendi nji vend”, tha Tahiri.
‘’Dicky Marty ia ka qit faqe e zezë këtij vendi, prej vitit 2013 që unë udhëtoj jashtë, njerëzit na kanë këqyrë sikur kanibal, që prejmë veshkë, bartum organe prej nji vendi nji vend. Për këtë raport burrat që i kanë nderë këtij vendi, të gjithë këta i ki në Hagë, politika e jashtme duhet me pas një strategji qysh me ia kthy Dicky Marty-it. Ja ka borxh vendit, me bon je dokument, e kemi hangër për 10 vjet, na ka sha bota e na ka fy, e tash ne duhet me ia kthye. Për këtë ministër Gërvalla mere një iniciativë në këtë drejtim”, tha Tahiri. /Demokracia.com/