Lajme
Tahiri: Fundi i mashtrimit, Kurti sot e pranoi Asociacionin në Kuvend
Demokracia
17:12 | 02 Shkurt 2023

Share:

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas debatit që është bërë në Kuvendin e Kosovës, e ku shefi i ekzekutivit paraqiti 6 kushte për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Tahiri ka thënë se erdhi fundi i mashtrimeve nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas saj, kryeministri Kurti sot e ka pranuar në Kuvend se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Reagimi:

FUNDI I MASHTRIMIT…Kurti pranoi Asociacionin sot ne Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme