Lajme
Tahiri: Djegia e zyrave të IML-së është tepër shqetësuese, shkaqet duhet të zbardhen sa më parë
Demokracia
11:35 | 21 Nëntor 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se djegia e disa zyrave të të Institutit të Mjekësisë Ligjore është tepër shqetësuese.

Ai ka kërkuar që shkaqet që çuan deri të shpërthimi i zjarrit në këtë institut duhet të zbardhen sa më parë.

Tahiri ka vlerësuar se veprimet e fundit të ministrisë së Drejtësisë kanë dëmtuar besimin e publikut në punën e këtij institucioni.

“Djegia e zyreve të punës së ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në mëngjesin e ditës së sotme është tepër shqetësuese, prandaj edhe rrethanat e shkaqet duhet të zbardhen sa më parë. Pas skandalit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, dështimit për të shtuar kapacitetet e mbrojtjes dhe të sigurisë së IML-së, sulmeve dhe fyerjeve të udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë ndaj ekspertëve mjeko-ligjor, ka cenuar thellë edhe besimin e publikut në punën e këtij institucioni, i cili si i tillë, është në vartësi të drejtpërdrejtë menaxheriale të Ministrisë së Drejtësisë. Përpjekjet e vazhdueshme të kësaj qeverie për të degraduar punën dhe imazhin e IML-së, kërkojnë trajtim urgjent edhe nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme