Lajme
Tahiri: Dje pati pazare, por u pa që pa opozitën nuk do të kishte rezultate
Demokracia
11:43 | 05 Prill 2021

Share:

Ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka thënë se po të mos bënte kompromis një pjese e opozitës nuk do kishte rezultate.

Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se institucionet u kompletuan por skena politike, sipas saj mbeti shumë e polarizuar.

“Duke mos hyre ne gjera që i ngjanin pazareve dje, dëshiroj të theksoj se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shumë e polarizuar. Opozita në pjesën më të madhe doli kundër. I takon partisë në pushtet që të gjej rrugët e bashkëpunimit me opozitën sepse temat e mëdha për vendin kërkojnë përkrahjen e opozitës”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Duke mos hyre ne gjera qe i ngjanin pazareve dje, dëshiroj te theksoj se institucionet u kompletuan por skena politike mbeti shume e polarizuar. Opozita ne pjesen me te madhe doli kunder. I takon partise ne pushtet qe te gjej rruget e bashkepunimit me opoziten sepse temat e medha per vendin kerkojne perkrahjen e opozites. U pa edhe dje, se po te mos bente kompromis nje pjese e opozites nuk do kishte rezultate./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/editatahiri99/posts/4190897634276052

Të ngjashme