Lajme
Tahiri del me paralajmërim për Ligjin e Pagës Minimale, “zbulon” nëse AAK-ja bën koalicion me Kurtin
Demokracia
09:15 | 20 Korrik 2023

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka njoftuar se AAK-ja po mendon që Ligjin për Pagën Minimale, që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, AAK-ja i ka të gjitha nënshkrimet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e PDK-së dhe LDK-së.

“Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për pagën minimale me çu në Gjykatën Kushtetuese jemi dukë punuar i kemi nënshkrimet pa ndihmën e PDK-së e LDK-së, është mashtrim me i thënë dikujna që paga minimale është 264 euro”, tha ai mbrëmë në RTV21.

Ai, po ashtu u shpreh se AAK-ja nuk e ka as në plan ta bëjë koalicionin PAN me kryeministrin, Albin Kurti. në rast se do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘’Ne nuk e kemi as në plan të bëjmë PAN. AAK-ja është ne stadin më të avancum në organizimin politik që e ka pasur ndonjëherë në Kosovë e diasporë”, ka deklaruar Tahiri, teksa është shprehur se “PAN është i papërsëritshëm”.

Të ngjashme