Lajme
Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë
Demokracia
22:59 | 09 Maj 2025

Share:

Politologia, Arta Tahiri-Beqa thotë se në bazë të deklaratave të liderëve të ish-partive opozitare ka gjasa që të bëhen bashkë dhe ta formojnë qeverinë e re.

Ajo thotë se në bazë të deklaratave për qeverinë tranzicionale, partitë e dikurshme opozitare janë më të “buta”.

“Më shumë po e nuhas që tashmë opozita do të bëhet bashkë. Po shoh edhe deklaratat e AAK-së dhe të akterëve që me Bedri Hamzën si kryeministër edhe në ndërkohë po shoh që Lumir Abdixhiku po shihet pak më i butë karshi qasjes ish-opozitare. Dhe gjithë deklarimet ndaj qeverisë tranzicionale po më duken që më shumë duan të bëhen bashkë këto parti sesa të kemi shpresën te VV-ja. S’po shoh përafrim me VV-në, edhe pse e kemi diskutuar që vetëm kjo do ta sillte një stabilitet politik dhe më shumë po e shoh që po shkohet në një kahje që partitë e dikurshme opozitare të bëhen bashkë karshi partisë së parë”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme