Lajme
Tahiri: BE-ja të mos emërojë ndërmjetesuses të njëanshem
Demokracia
12:16 | 01 Korrik 2024

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryediplomatin e BE-së, Josep Borell.

Tahiri ka thënë se Borell është i njëanshëm dhe se nuk ka hartuar dokumentin e njohjes së Kosovës nga Serbia, por vetëm Asociacionin.

“Deshtimi i Borrel si ndermjetesues eshte edhe deshtimi i vet BE-se! shpresoj te jet ky nje mesim per BE-ne qe te mos emeroj ndermjetesuses te njeanshem.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i saj:

Njeanshmeria e nje ndermjetesuesi – Josip Borrel ndermjetesi i BE-se ne dialogun Kosove-Serbi ne shkrimin e tij reflektues pas perfundimit te mandatit permend vetem asociacionin si obligim te Kosoves ndersa fare nuk permend njohjen e Kosoves si obligim te Serbise . Ai tregon se si kane hartuar statutin e asociacionit por nuk tregon se pse nuk e kane hartuar dokumentin e njohjes se Kosoves nga Serbia, si obligim i Serbise! Madje kur flet per dialogun mes dy shteteve i referohet si dialog mes Prishtines dhe Beogradit dhe jo mes Kosoves dhe Serbise edhepse zyrtarisht BE-ja i referohet Dialog Kosove -Serbi. Deshtimi i Borrel si ndermjetesues eshte edhe deshtimi i vet BE-se! shpresoj te jet ky nje mesim per BE-ne qe te mos emeroj ndermjetesuses te njeanshem. Pra Borrell ne kete dialog mbajti qendrimin e shtetit te tij Spanjes e cila nuk e ka njohur Kosoven dhe nuk e mbajti qendrimin se BE si ndermjtesusese qe duhet te jet e paanshme ne dialog per paqe! BE-ja sado qe synon te ket rol global si aktore e paqes dhe sigurise ne bote, nuk mund te ket sukses ne kete mision nese me dashje apo pa dashje vepron si ndermjetesuse e njeanshme, sidomos kur bota ka hyre ne luften e re gjeopolitike..

Të ngjashme