Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e kësaj partie dhe ata të LDK’së.
Tahiri ka thënë se ky Aktgjykim është “goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij”.
“Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm”, ka shkruar Tahiri.