Lajme
Tahiri: AAK-ja vazhdon bojkotin deri në themelimin e Komisionit Hetimor, VV-ja të tregojë çka janë duke fshehur
Demokracia
13:40 | 21 Prill 2022

Share:

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë partie opozitare kanë kërkuar që të votohet Komisioni Hetimor për çështjet e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është se pa u votuar ky Komision, nuk do të marrin pjesë në asnjë votim.

“Sapo përfundoi mbledhja e kryesisë. Siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor. Qëndrimi i AAK është kërkesa për komision hetimor për çështje të energjisë. Është e habitshme dhe e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje se cila është arsyeja që VV-ja e kundërshton themelimin. Çka janë duke fshehur”, tha Tahiri, , raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme