Sport
Taekwondisti kosovar Arsin Agushi nuk ia del përballë kampionit të Botës
Demokracia
16:21 | 09 Prill 2021

Share:

Taekwondisti ynë, Arnis Agushi, e ka nisur mirë Kampionatin Europian për seniorë, që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Ai shënoi fitore në luftën e parë por më pas ishte i pafat, shkruan Demokracia.com.

Agushi triumfoi ndaj garuesit nga Shqipëria, Ardit Hakcani, kategoria -68 kilogramë, mirëpo, në luftën e dytë u mund nga kampioni i botës 2019, Bradley Sinden nga Britania e Madhe.

Të kujtojmë se nesër e pasnesër në këtë europian paraqiten garues tjerë nga Kosova. /Demokracia.com

Të ngjashme