Sport
Taekwondisti Jon Gashi, shkëlqen në Stamboll, fiton medaljen e artë
Demokracia
09:52 | 21 Shtator 2021

Share:

Taekwondisti kosovar Jon Gashi ka fituar medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës për të Rinj, të mbajtur dje dhe sot në Stamboll të Turqisë, transmeton Demokrcaia.com.

Gashi fitoi katër luftëra në kategorinë e kadetëve +65 kilogramë.

Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Denis Bllaca, i cili fitoi tri luftëra për junior, kategoria -59 kg, për t’u ndalur në çerekfinale. Denisi fitoi kuotën për pjesëmarrje në Evropianin U21, kategoria Olimpike për të Rinj.

Pjesëmarrës ishte edhe Elion Agushi, që u ndalë në luftën e parë, grupmosha junior, kategoria -55 kg.

Urime garuesve dhe komunitetit të taekëondosë dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare. /Demokracia.com

Të ngjashme