Lajme
Tadiq kundër planit franko-gjerman: Serbia nuk duhet ta pranojë, pas 10 vitesh gjenerata e re mund të nxisë luftëra
Demokracia
10:21 | 11 Shkurt 2023

Share:

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq ka deklaruar se nëse Serbia do të pranojë planin franko-gjerman, do të mbartë me vete një rrezik. Sipas tij pas 10 vitesh, do të vijë një brez hakmarrës që do të shkaktojë luftëra të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Tadiq bota është bërë një vend më i rrezikshëm për të jetuar pas vendimit të SHBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të paqartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në këtë drejtim.

Ai tha se Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman, duke argumentuar se nënkuptonte pranim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në rast se kjo ndodh, Tadiq tha se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.

“Le të supozojmë se Aleksandër Vuçiq e pranon propozimin, kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiq ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiq për mediat serbe. Ai tha se nëse ndodh anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara atëherë nuk kishte fare rëndësi nëse Serbia e njihte apo jo.

Ndërkohë, ditë më parë, Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak bëri me dije se ishte i gatshëm të pranonte planin franko-gjerman. Kjo solli edhe debate në Kuvendin e Kosovës ku deputetët e opozitës i kërkuan llogari përse nuk e lajmëroi më herët diçka të tillë.

Të ngjashme