Auto&Tech
Tableti Redmi Pad SE ka arritur në tregun ndërkombëtar
Demokracia
10:09 | 17 Gusht 2023

Share:

Xiaomi ka sjell tabletin e ri me çmim të përballueshëm, Redmi Pad SE, në tregun ndërkombëtar.

Tableti mundësohet nga një procesor Snapdragon 680 i prodhuar në procesin 6nm dhe është i çiftuar me 4, 6 ose 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet duke përdorur një kartë microSD deri në 1 TB.

Përpara, një kornizë e hollë është e dukshme që fsheh një kamerë selfie 5 MP, ndërsa në pjesën e pasme është një kamerë 8 MP (f/2.0) që mund të regjistrojë video 1080p.

Ekziston edhe një port USB-C për karikimin e baterisë 8000 mAh, e cila për fat të keq mbështet vetëm karikimin 10W. Pajisja përdor Android 13 me ndërfaqen MIUI Pad 14 dhe peshon 478 gram.

Tableti është i disponueshëm në ngjyrat Lavender Purple, Graphite Gri dhe Mint green, dhe çmimet janë 199, 229 dhe 249 euro në varësi të versionit të zgjedhur. /Telegrafi/

Të ngjashme