Punëtorët e qendrave të thirrjeve, apo të njohura si “Call Centers” ia dalin që të paguhen mjaftë shumë përmes këtij sektori, që viteve të fundit në Kosovë është rritur mjaft shumë.
Instituti GAP ka mbledhur të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku thuhet se 1 për qind e të punësuarve në këtë sektor, paguhen deri në 3 mijë euro, përcjell Demokracia.com.
24 për qind e të punësuarve marrin paga nga 750 deri në 1000 euro, 23 për qind, nga 1000 deri në 1200 euro, 19 për qind nga 1200 deri në 1500 euro dhe 8 për qind nga 1500 deri në 1800 euro.
Një përqindje shumë e vogël, rreth 0.1 për qind, paguhen deri në 80 euro, përcjell Demokracia.com.
Vlen të theksohet se gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar disa operacione policore kundër bizneseve të “Call Center”, pasi dyshoheshin se janë marrë “me tregti mashtruese kibernetike”.
Lidhur me rastin, kishin shkruar edhe mediat në Gjermani të cilat raportonin se punonjësit e qendrave të thirrjeve udhëzohen që të joshin qytetarët gjermanë për të investuar./Demokracia.com/