Lajme
TABELA| Parashikimi i motit për 5 ditë, mësoni se a do të ngriten temperaturat
Demokracia
13:02 | 13 Mars 2022

Share:

Rritje e temperaturave dhe mot kryesisht me diell në ditët e para të javës. Të mërkurën priten edhe reshje të dobëta shiu. Në pjesën e dytë të javës sërish ftohje e motit.

13.03.2022 – Ditëve të para të javës fusha të fuqishme anticiklonike kalojnë mbi rajon, që edhe favorizojnë mot kryesisht me kthjelime e diell, e rrymat e ngrohta ajrore fillojnë të depërtojnë që rrisin temperaturat më përreth vlerave mesatare.

Të mërkurën më pas do të ketë shtim të vransira, e deri në mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu. Nga dita e enjte do të ketë edhe vransira, por edhe intervale me diell, e temperaturat pësojnë sërish rënie.

Mot më stabil paraqitet në ditët e para të javës, që mbanë ndotësit më të përqëndruara pranë sipërfaqes, e në këto raste indeksi mbetet më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe shumë të dobëta. Të mërkurën mund të ketë qarkullim më të mirë, e ndotësit të shpërndahen, e cilësia e ajrit të jetë në vlera të pranueshme.

14.03 – Kthjellë dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.

15.03 – Kryesisht me diell, herë herë edhe vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica.

16.03 – Vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe reshje të dobëta shiu.

17.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes riga lokale shiu.

18.03 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore nga viset malore.

Temperaturat në rritje në të dy vlera ekstreme, me minimale nga -6C deri në 2C, e maksimalet deri të mërkurën rriten deri në 12C, e më pas zbresin deri në 6C ditën e premte.

Erërat fryjnë lehtë dhe mesatarisht nga jugperëndimi 2-10m/s, e prej ditës së enjte nga verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me një rritje të lartë në ditët e para të javës.

Të ngjashme