Sport
Tabela e Superligës pas vendimit të KG për ndeshjen Gjilani-Ballkani, rritet diferenca në tetë pikë
Demokracia
19:38 | 06 Prill 2022

Share:

Ballkani i Suharekës e ka rritur diferencën e pikëve ndaj vendit të dytë, Gjilanit, në renditjen tabelore.

Pasi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi për regjistrimin e ndeshjes Gjilani-Ballkani me rezultat zyrtar 0:3 në favor të mysafirëve, suharekasit tani janë tetë pikë larg pozitës së dytë, raporton Demokracia.com.

Sulmi ndaj portierit mysafir, Ballkani e fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 ndaj Gjilanit

Gjilani tani bazuar në goldallim ka rënë në pozitën e tretë, por me pikë të njëjta me Dritën (49).

Prishtina dhe Drenica ndajnë pozitën e pestë me 35 pikë, kurse Dukagjini mbetet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon në barazh.

Tabela e Superligës:

Ballkani    –  57 pikë

Drita         –  49 pikë

Gjilani       –  49 pikë

Llapi          –  41 pikë

Prishtina   –  35 pikë

Drenica      –  35 pikë

Malisheva  –  34 pikë

Dukagjini    –  30 pikë

Ulpiana       –  24 pikë

Feronikeli    –  12 pikë

/Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024