Sport
Tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme: Ballkani prin i vetëm, ngriten Gjilani dhe Prishtina
Demokracia
17:20 | 26 Shtator 2021

Share:

Është përmbyllur java e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll me tri ndeshjet e fundit të luajtura sot.

Gjilani arkëtoi pikët e plota në derbin e qytetit kundër Dritës të cilën e mposhtën me rezultat të pastër 0-2, shkruan Demokracia.com.

Prishtina deklasoi në udhëtim Feronikelin me rezultat 0-4, ndërsa Ballkani u ndal me barazim pa gola te Malisheva.

Pavarësisht barazimit, Ballkani prin i vetëm në krye të tabelës me 12 pikë, një më shumë se Malisheva, Drita dhe Drenica.

Gjilani tani pozicionohet në vendin e pestë me nëntë pikë. Prishtina ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, derisa Llapi mbetet i fundit.

KJO ËSHTË TABELA:

Të ngjashme