Sport
Tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme: Ballkani dhe Drita ndajnë vendin e parë
Demokracia
18:14 | 15 Shtator 2021

Share:

Derbi i javës së katërt ndërmjet Dritës dhe Ballkanit nuk ka sjell fitues në Gjilan.

Rezultati për gjatë 90 minutave u mbyll 0-0 me dy skuadrat që kërkuan golin por pa e arritur atë, raporton Demokracia.com.

Malisheva në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka demoluar Llapin me rezultat bindës 0-3.

Fitore ka arkëtuar edhe Feronikeli që mposhti 1-0 Dukagjinin në shtëpi.

Ballkani dhe Drita vazhdojnë ta ndajnë vendin e parë me nga tetë pikë, pas tyre vjen Malisheva e Drenica me një pikë më pak.

Kujtojmë se nesër zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së katërt ajo midis Prishtinës dhe Gjilani që luhet nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Demokracia.com

TABELA:

Të ngjashme