Me përballjen e vetme të ditës së sotme në Merdare ndaj Llapit dhe Ballkanit (4-1) është mbyllur java e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani i Ismet Munishit është bërë lider i elitës së futbollit kosovar pas 14 xhirove me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita, por që ka goldallim më të dobët, shkruan Demokracia.com.
Llapi me fitoren 4-1 kundër Ballkanit është ngritur në vendin e katërt me 21 pikë, vetëm katër larg pozitës së liderit.
Ndërkaq, Ballkani bie në pozitën e tretë me 24 pikë të grumbulluara.
Malisheva, Dukagjini dhe Feronikeli janë tri skuadrat e fundit në renditjen tabelore. /Demokracia.com
TABELA: