Ballkani i Suharekës ka rimarr vendin e parë në tabelë në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Portokallezinjtë” këtë javë triumfuan 2-0 në derbin kundër Dritës, ndërsa përfituan edhe nga barazimi 1-1 i Gjilanit me Prishtinën, shkruan Demokracia.com.
Ballkani ka 24 pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Gjilani me 22 pikë, aq sa ka edhe Drita një vend më poshtë.
Prishtina vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë tabelore me 17 pikë, tri më shumë se Dukagjini që mbyll zonën e kque.
Feronikeli mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 10 pikë të grumbulluara. /Demokracia.com
TABELA: