Ballkanin e Suharekës vetëm një pikë e ndan nga titulli i parë në histori të klubit.
Suharekasit triumfuan sot ndaj Dritës 3:2 dhe rritën në 14 pikë diferencën e pikëve me ndjekësit Dritën dhe Gjilanin që ndajnë pozitën e dytë, raporton Demokracia.com.
Ballkanit i duhet një pikë në Podujevë ndaj Llapit në fundjavë për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion.
Vëmendja kryesore është në garën për mbijetesë. Dukagjini me fitoren kundër Feronikelit është larguar nga zona e barazhit, vend të cilin e mori Malisheva pas disfatës nga Llapit 0:2.
TABELA E SUPERLIGËS: