Me tri përballjet e sotme në Suharekë, Drenas e Lipjan është përmbyllur java e 21-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll.
Ballkani është lider i tabelës në Superligë me 45 pikë, tani dy më shumë se Gjilani dhe katër më shumë se Drita, raporton Demokracia.com.
S’ka fitues në Suharekë, Prishtina e Gjilani barazojnë, feston Ballkani
Prishtina pas barazimit me Gjilanin vazhdon të mbetet e rrezikuar, ngase tani ndodhet katër pikë larg zonës së “kuqe” për rënie nga elita.
TABELA E SUPERLIGËS: