Lajme
Szunyog uron Kurtin: BE-ja të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës
Demokracia
07:33 | 23 Mars 2021

Share:

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj.

“Urime kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti. Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qeveri të hapur dhe efektive që adreson me shpejtësi çështjet me rëndësi jetike për Kosovën. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj”, ka shkruar Szunyog në Twitter./Demokracia/

Të ngjashme