Lajme
Szunyog: Opozita të jetë konstruktive në proceset demokratike
Demokracia
17:01 | 18 Mars 2021

Share:

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian (BE), Tomas Szunyog gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Szunyog, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka shprehur rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës, si dhe siç tha ai edhe pjesëmarrjen e opozitës në proceset demokratike, përcjellë Demokracia.com.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres të kemi bashkëpunim të ngushtë”, shkruan Szunyog./Demokracia.com/

Të ngjashme