Lajme
Szunyog dhe Abdixhiku diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Demokracia
11:28 | 25 Korrik 2023

Share:

Mëngjesin e sotëm, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me këtë rast, dyshja kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në një postim në Twitter, ambasadori Szunyog ka theksuar se për të adresuar sfidat, duhet që të ketë konsensus politik nga të gjithë.

“Sot në mëngjes me Lumir Abdixhikun e LDK-së kemi shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike, ngjarjet e fundit në Kuvend dhe situatën në veri. Për të adresuar sfidat aktuale nevojitet angazhim konstruktiv dhe konsensus politik nga të gjithë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme