Përmes një postimi në Twitter, këngëtarja e njohur SZA ka treguar se ajo vendosi të anulonte një set fotografik, pasi revista refuzoi të punësonte një fotograf me ngjyrë të errët.
“Unë kërkova një fotograf me ngjyrë të errët për kopertinën dhe revista më tha jo, lol është viti 2021. Me respekt por nuk mund ta bëj”, ka shkruar këngëtarja e ‘Broken Clocks’.
Shumë përdorues të Twitter e pyetën këngëtaren që të tregonte për cilën revistë bëhet fjalë por ajo u përgjigj duke thënë: “Nuk është pjesë e imja të tregojë, por ka shumë revista elitare që bëjnë këtë”.
Në një cicërimë pasuese SZA falenderoi tri revistat: Rolling Stone, Cosmopolitan dhe Wonderland që kanë fotografë me ngjyrë të errët.
Shkrimi i SZA është pëlqyer nga më shumë se 97 mijë përdorues. /Demokracia.com/