Lajme
Synohen ndryshime në ndihmën juridike falas, ka dyshime për seriozitetin e MD-së
Demokracia
21:11 | 01 Korrik 2024

Share:

Për qytetarët pa mundësi të mbulimit të shpenzimeve juridike, është Ndihma Juridike Falas. Kësaj kategori të ofrimit të shërbimeve, që gjendet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, po synohen disa reforma.

Kujdo që i bjen të ketë punë me drejtësinë në çfarëdo forme, në mungesë të mjeteve financiare, i caktohet një avokat falas.

E pikërisht për Ndihmën Juridike Falas, Ministria e Drejtësisë po planifikon të bëjë ndryshime.

Reformat do të përfshijnë unifikimin e ndihmës juridike falas dhe buxhetin, ofrimin e shërbimeve të mjaftueshme juridike falas, dhe rritje të cilëseisë së këtyre shërbimeve.
Por ka speticizëm për seriozitetin e kësaj nisme të dikasterit të drejtësisë.

“Po don të hedh në qarkullim sa më shumë ligje, që të jep përshtypje që sa më shumë po punon. Dhe mendoj se edhe këtu nuk do të ketë ndonjë efekt. Por, ky është shërbim i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm. Sepse edhe tek ne vijnë shumë qytetarë si adresë për ndihmë juridike falas, sepse nuk kanë mundësi që t’i paguajnë shërbimet e mbrojtjes”, ka thënë Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Si një ndër ndryshimet kyçe që do duhej të ndodhnin, po shihet kalimi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nën menaxhimin e KGJK-së ose KPK-së.

Pasi nëse mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, vlerësohet se do të ketë konflikt interesi në procedura.

“Shteti e padit vetveten dhe shteti e mbron veteven. Në situata të tilla edhe mesazhi që dërgohet tek ata përfituesit e ndihmës juridike nuk është mesazh që mund të kenë besueshmëri në shërbimet e ofruara që menaxhohen nga Ministiria e Drejtësisë”, ka thënë Anton Nrecaj nga institute Clard.

Koncept dokumenti që është në konsultime publike, parasheh tre opsione që rregullojnë Ndihmën Juridike Falas, ku opsioni i parë është pa ndryshime, opsioni i dytë është i ndërmjetëm dhe opsioni i tretë është sistemi i pastër i mbrojtësve publik.

Të ngjashme