Lajme
Syla: Shefat e motos ‘20 vjet asgjë’ që nxiten racizma kundër çlirimtarëve dhe Drenicës janë Kurti dhe Osmani
Demokracia
20:33 | 05 Mars 2023

Share:

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka thënë se dje e shajshin Drenicën, ndërsa sot po e lavdërojnë e po e përkujtojnë familjen Jashari.

Syla duke reaguar ndaj sulmeve për deputeten, Ganimete Musliu, i është drejtuar partisë në pushtet LVV-së, që Syla ka thënë që moto e tyre është “20 vjet su bo asgjë”.

Ai tutje ka thënë se shefat e motos “20 vjet asgjë” që nxiten me racizma kundër çlirimtarëve dhe Drenicës janë Kurti dhe Osmani.

Postimi i plotë i tij:

Dje e shajshin Drenicën fund e krye, sot po e lavdrojnë e po e perkujtojnë familjen Jashari.

Valla bre sortë e ligë ishit kon, të gjithë ju qe e shani Drenicën, luftën dhe per moto e keni 20 vjet su bo asgjë, duke aluduar se para kesaj lufte e sakrifice që përkujtohet sot ishte më mirë, para kësaj lufte e që ishte kohë okupimi.

Shefat e kesaj motoje ’20 vjet asgjë’ që nxitet me racizma kundër çlirimtarëve dhe Drenicës jane Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Veç dine.

Të ngjashme