Lajme
Syla: Qeveria Kurti II është e rrencave dhe llaskucave
Demokracia
21:52 | 14 Shkurt 2022

Share:

Gazetari Valon Syla ka folur për qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, një vit pasi kjo parti fitoi zgjedhjet me 50,3% të votave,

Syla në Pressing të T7 e ka quajtur Qeverinë Kurti II, “Qeveri të rrencave dhe të llaskucëve”.

Ai tha se kryeministri Kurti ka gënjyer për të të gjitha çështjet që ka folur 20 vite sa ishte në opozitë.

Ai ka numëruar çështjet e çmimeve, të pensioneve, rrogave, pandeminë, shëndetësinë, energjetikën e disa çështje të tjera për të cilat tha se doli e kundërta.

“Shkurt, kisha thënë që Qeveria Kurti II është Qeveria e rrencave edhe llaskucave. E rrencave në kuptimin se krejt çka ka thënë Albin Kurti 20 vjet opozitë, prej çmimeve, negociatat, pensionet, rrogat, punësimi i farefisnisë, pandemia, energjetika, shëndetësia ka dalë krejt kundër, pra ka rrejtë. Dhe llaskuca që s’ka mbetur njeri i të gjitha sistemeve pa ju kapur pas bishtit Albin Kurtit, për t’u bërë pjesë e këtij 50,3 përqindëshi që na e solli 14 shkurti”, ka thënë Syla.

Të ngjashme