Lajme
Syla për rastin Klan Kosova: A jeni të vetëdijshëm se keni lujtë?
Demokracia
19:38 | 28 Korrik 2023

Share:

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se është kaluar çdo kufi me vendimin e qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës, derisa ka thënë se veç një qeveri autokratike i mbyll mediat.

Ai e ka konsideruar alarm për fjalën e lirë dhe demokracinë këtë vendim të pushtetit.

“Vetëm një lider i keq që rren shumë, tutet se rrenat i dalin në sheh dhe e i mbyll mediat. Ky është alarm për fjalën e lirë, për demokracinë. Sot është Klan Kosova, neser jemi ne të gjithë, me rend, një nga një.”

Postimi i plotë

Qeveria e Kosovës e Albin Kurtit e mbylli Klan Kosovën.
A jeni të vetëdijshëm se keni lujtë?
Se e keni kalu çdo kufi?
Vetëm një regjim i mbyll mediat.
Vetëm një Qeveri Autokratike që i frikësohet të vërtetës i mbyll mediat
Vetëm një lider i keq që rren shumë, tutet se rrenat i dalin në sheh dhe e i mbyll mediat.
Ky është alarm për fjalën e lirë, për demokracinë. Sot është Klan Kosova, neser jemi ne të gjithë, me rend, një nga një.
Kjo nuk është Kosova ime e lirë. Kjo Qeveri me Albin Kurtin tashmë po shihet qartë se nuk kanë arsye dhe duhet të ndalen. Ky është regjimi i Albin Kurtit.
#albanologji #klankosova #freedomofspeech #freemedia.

Të ngjashme