Lajme
Syla pas fjalimit të Ramës: Ku e keni Prindonin, Albinin?
Demokracia
20:03 | 12 Tetor 2022

Share:

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të mbajtur sot.

Syla tha së Rama me këtë i dha leksione diplomacisë së Kosovës.

“Edi Rama, i dha lekcion diplomacisë kosovare të Taslixhes…Po ndihen të vegjel, po mshefen prej marres. Ku e keni Prindonin, Albinin?”, shkroi Syla.

Ai po ashtu tha së po ndjehen të vëgjël para këtij fjalimi.

“Por sta falin se po ndihen të kompleksuar. Të vegjël dhe të parëndësishëm para kësaj performance kombëtare e diplomatike.Faleminderit. Më bone me u ndi mirë që jam edhe shqiptar”, përfundoi Syla.

Pas fjalimit rreth njëorësh të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës, të cilin ia dedikoi tërësisht Kosovës dhe UÇK-së, kanë shpërthyer reagimet.

Kryeministri Edi Rama ka folur në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe për mbajtjen në Hagë të ish-krerëve të shtetit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Elvira Kovasc nga Serbia, që foli në emër të Partive Popullore të Evropës, ka thënë se është e tronditur nga ato që i tha Rama. Sipas saj, ai i ofendoi të gjithë pjesëmarrësit.

“Ai nuk është një raport serb apo rus. Ju treguar mungesë respekti. Është miratuar nga shumica dërrmuese këtu”, tha Kovacs.

“Kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”.

Të ngjashme