Lajme
Syla: Pas 1 jave, Kurti duhet me i normalizu marrëdhëniet me veten
Demokracia
23:15 | 19 Qershor 2023

Share:

Valon Syla, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Syla në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar që Kurti shkoi të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa doli që marrëdhëniet duhet të normalizohen me ShBA-në.

Tutje, ai ka bërë një parashikim, duke shkruar se “mas 1 jave, po e shoh” që Kurti duhet të normalizojë marrëdhëniet me vetëveten.

“Albini shkoj me i normalizu marrëdhëniet me Serbi, dul që duhet me i normalizu me Amerikan. Tash mas 1 jave po e shoh që mas pari duhet me i normalizu marrëdhëniet me vetvetën…” – ka shkruar ai.

Të ngjashme